Reperi i njohur, Bardhi ka rrëfyer në një intervistë momentin kur mësoi lajmin e biukur se do të bëhet baba, pasi partnerha e tij, modelja Sara GJordeni është në pritje të ëmbël.
Ai ka treguar për “Prive” se ka përjetuar emocione të papërshkrueshme.
“Emocion i papërshkrueshëm. Gjysmë ore nuk po e besoja dot fare, pastaj fillova të bie në realitet. Jam gëzuar shumë. Që atë ditë kam lajmëruar familjen, kemi qarë bashkë, kam folur me babin, me nënën…”,- tregon këngëtari për çastin kur mësoi se do të bëhej baba.
I pyetur nëse ishte shtatzëni spontane apo e qëllimshme, Bardhi tha:
“E qëllimshme, shumë e qëllimshme. Edhe në BB e kam thënë, edhe jashtë e kam thënë “je nëna e fëmijëve të mi”. Kisha qejf ta kisha një fëmijë sa më shpejt. Deshi Zoti dhe na bekoi…”
Pas lajmit, Bardhi i shkroi një tekst vajzës së tij, të cilin fillimisht e krijoi për vete, për të nxjerrë mllefin, por pastaj e bëri këngë që ta ndante me të gjithë ata që, mbase si ai, në një moment të vështirë, kanë nevojë të ndiejnë se nuk janë vetëm…