Showbiz

"Hajde KING bujrum, ka vend se është dopio", mos vallë Cubi po kërkon "MBRETIN" e zemrës?!

Shkruar nga Liberale
"Hajde KING bujrum, ka vend se është dopio", mos vallë

Aktorja e njohur Cubi Metkaj ishte e ftuar në programin “Në shtëpinë tonë” ku foli rreth angazhimeve të kësaj vere.

Duke bërë lojë fjalësh për përmasat e shtratit, të cilin Cubi tha se e ka “queen size”, ajo po pret një “king” (mbret) krah saj.

Por si duhet të jetë “king”-u dhe a ka një djalë king krah saj?

Intervista me Cubin:

Pyetja-Të pëlqen të flesh vetëm apo e shoqëruar?

 

Cubi Metkaj: Po tani unë krevatin të madh e kam, dopio. E kam ‘queen’, të lutem se jam një ‘queen’. Kështu që ‘king’-u po të dojë, e ka vendin aty. Po s’deshi, ec çuno!

 

-Meqë jemi te king-at, si i pëlqen king-at?

 

Cubi Metkaj: Yll mo, king!

 

-Je ajo vajza tipike që ëndërron për një princ të kaltër, që kur rritesh e kupton që nuk ekziston?

 

Cubi Metkaj:E kam kaluar këtë fazën, dikur kështu e mendoja, princin e kaltër të vinte te shtëpia.

 

-Po tani si e mendon?

 

Cubi Metkaj: Tani të jetë një njeri që të më kuptojë, të jetë në të njëjtin ‘vibe’ me mua, kështu në mënyrë absolute se ndryshe nuk funksionon dhe të punojë.

Po një gjë që nuk do ta duroje, nuk do ta doje kurrë te partneri yt i ardhshëm se the që fle vetëm kështu që marrim me mend që je ‘single’, apo jo?

 

Cubi Metkaj: Nuk thashë gjë, thashë që krevatin e kam ‘queen’. Bujrum “king”-u!

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH