Showbiz

FOTO/ U zhduk prej pandemisë, Renato Mekolli mezi njihet, shfaqet pas kaq shumë kohësh

Shkruar nga Liberale

FOTO/ U zhduk prej pandemisë, Renato Mekolli mezi njihet, shfaqet pas kaq

Ishte shumë aktiv në publik. Veçanërisht në tre sezonet e formatit “Hell’s Kitchen”, Renato Mekollin mund ta shihje kudo. Në ekran, në Youtube, në Tiktok, me rreptësinë e tij kundrejt konkurentëve që ishte komentuar shumë.

Por, pandemia e zhduki në tërësi nga syri i publikut.

Me të përfunduar sezonet e formatit, ai nuk u bë më i gjallë.

FOTO/ U zhduk prej pandemisë, Renato Mekolli mezi njihet, shfaqet pas kaq

Llogaria e tij në Instagram është aktive por postimi i fundit mbetet ai i janarit 2021 duke bërë që ndjekësit të hamendësojnë mbi gjendjen e Renatos, të shqetësuar.

Prive.al mëson se pasi mbylli restorantin e tij “Umami”, për një periudhë kohore, larg syrit të publikut, Mekolli ka punuar në një tjetër restorant në Tiranë.

Në ndërkohë, ndjekësit kanë gjetur më në fund detaje mbi atë se ku është tani Renato.

Shefi po punon prej kohësh në një restorant në Greqi. Biznesi ka publikuar edhe disa fotografi të tij që janë bërë virale në TikTok.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH