Kiara Tito ka ndarë një foto me vajzën e saj, vetëm 10 muajshe. Kur mbeten edhe dy muaj që të mbushë vitin e parë të lindjes, Kiara krahas fotos shkruan: 10 muaj dashuri, buzëqeshje dhe magji. Gëzuar princesha jonë”.
Postimi i Kiarës është mirëpritur gjerësisht nga fansat e saj të shumtë në rrjetet sociale. Luna Mari mund të konsiderohet pa frikë sot një nga foshnjet më të famshme në Shqipëri.
Luiz Ejlli dhe Kiara Tito u martuan pas Big Brother Vip duke u shndërruar në një nga çiftet më të famshme në Shqipëri.