Showbiz

Tha se Egli dhe Gjesti kishin kryer marrëdhënie se*suale, banori shpërthen keq ndaj Rozanës: E pafytyrë! Edhe nëse kemi bërë...

Shkruar nga Liberale

Tha se Egli dhe Gjesti kishin kryer marrëdhënie se*suale, banori

Banori i BBVA, Gjesti ka shpërthyer në një debat të ashpër me Rozana Radin, pas informacionit që G Bani solli nga jashtë, ku u përfol se ai dhe Egli Takon kishin pasur marrëdhënie.

Ai u nervozua shumë me këngëtaren, pasi ishte ajo që kishte përmendur këtë rast para banorëve të tjerë.

Mes të tjerash Gjesti e akuzoi Rozanën për manipulim dhe përpjekje për ta nxjerrë Egli në një dritë të keqe.

Ai e quajti manipuluese dhe e pyeti se kush ishte ajo për të cënuar moralin e një vajze, duke e sfiduar ta shikonte në sy dhe t’i përgjigjej për veprimet e saj.

"Edhe nëse ka bërë, ka bërë për vete. A je nëna e saj, a je halla e madhe. Kush je ti?"- iu drejtua Gjesti- Rozanës.

Ai shtoi se ishte e pafytyrë dhe se duhej të ndalonte me këto gjeste, ndërkohë që Rozana kërkoi që ai të largohej dhe mohoi të gjitha akuzat që i ishin drejtuar asaj. 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH