Pas përfundimit të “Big Brother”, Roza Lati ka shijuar kohën e lirë.
Moderatorja, e cila në rrjetet sociale e shohim thuajse gjithnjë në plazh, këtë herë ka gjetur kohë për një ditë në Tiranë, ku mesa duket ka mbyllur të gjitha angazhimet e saj. Ndryshe nga sa jemi mësuar ta shikojmë, provokuese dhe të veshur me veshje ekstravagante, Roza di sesi të ruajë sensualitetin e saj edhe kur vishet serioze.
Me një fustan të zi, përmes fotove të kapura nga Panorama Plus, deri poshtë gjunjëve, ajo dukej super në formë. Në ato pak hapa që ka qenë duke bërë në zonën e ish-Bllokut, moderatorja nuk e ka hequr nga dora telefonin, ku me siguri një telefonatë e rëndësishme i ka marrë të gjithë vëmendjen e saj. Qëkur ishte në “Big Brother”, prezantuesja fliste se i mungonte një dashuri e madhe në jetën e saj, pasi prej disa kohësh është single.
Me gjasa, as këtë verë, ajo ende nuk e ka gjetur atë çfarë po kërkon, ose ndryshe nuk do të shfaqej e vetme në Tiranë, por e shoqëruar.
Gjatë kohës që ishte pjesë e “Big Brother”, Roza ka treguar se ka pasur një lidhje serioze me një djalë, me të cilin moderatorja e ka menduar si personin e jetës. Gjatë një bisede me Erjola Doçin, konkurrentja tha se ka pasur dëshirë që të krijojë një familje me të, duke treguar se ka pirë ilaçe që të ngelë shtatzënë me të dashurin e saj, megjithëse një gjë e tillë nuk ndodhi.
“Unë u ndava nga ai dhe kuptova që nuk ishte risku im. Ishte shumë i kamufluar si njeri, nuk ishte vetvetja” – u shpreh Roza, ndërsa Erjola i tha: “Të ka parë Zoti”. Moderatorja tregoi se disa muaj pas ndarjes nga partneri ngeli shtatzënë me të dashurin e ri, ndërsa e abortoi foshnjën, sepse nuk kishte dëshirë që i fëmija i saj të rritej pa baba.
E teksa Egla Ceno e pyeti nëse është penduar për këtë veprim që ka bërë, Roza tha “Jo” sepse sipas saj ajo është zgjedhja më e mirë që mund të bënte pasi banorja u shpreh se nuk dëshiron që fëmija i saj të rritet me një baba që ka vese të këqija dhe të kalojë traumat që ka kaluar vetë ajo. Të shumtë kanë qenë ata që e kanë pyetur Rozën, nëse do ta shikojnë në ekran gjatë sezonit të ri.
Moderatorja Roza Lati festoi 36-vjetorin e lindjes pak ditë pas përfundimit të lojës. Në këtë ditë kaq të veçantë për të, ajo organizoi një festë, ku të ftuar special ishin disa nga ish-banorët e “Big Brother VIP” me të cilët Roza kishte marrëdhënie të mira.