Showbiz

Çfarë pritet të ndodhë sonte? Ish-bashkëshorti i Drenusha Latifit futet në “BBVK”, modelja e akuzoi se e dhunonte

Shkruar nga Liberale

Çfarë pritet të ndodhë sonte? Ish-bashkëshorti i

Drenusha Latifi është një nga personazhet shumë të komentuar në edicionin e tretë të Big Brother VIP Kosova.

Modelja bëri bujë për marrëdhënien me ish-bashkëshortin e saj, Atilla Kardesh, të cilin e akuzoi edhe për dhunë fizike.

Ndërkohë, sot kur pritet të mbahet prime i radhës, moderatorja e Big Talk ka konfirmuar se Atilla do të jetë pjesë e BBVK 3.

“T’ua jap një informacion ekskluziv, sot na pret një prime i jashtëzakonshëm, një ndër ngjarjet mundet me qenë edhe Atilla që mundet me ardhë dhe me jap atë anën e tij se cka ka ndodhur pak a shumë me Drenushën, me pas një ballafaqim mes dyshes. Edhe me fëmijët, mundet me qenë edhe Atilla“, tha moderatorja e Big Talk në Kosova Today.

Madje, ajo hodhi dyshimet se mund të ketë ballafaqim edhe me Rrezin, banorin me të cilin Drenusha është parë e afërt me të.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH