Artistët duket se kanë xhelozi ndaj njëri tjetrit.
Dy artistët, Laert Vasili dhe Rozana Radi shihen si dy më të mundshmit për të fituar Big Brother Vip.
Por jo të gjithë ndajnë të njëjtin mendim.
Ish-konkurrenti Gert Ferra ka hedhur akuza të rënda ndaj finalistëve. Ai ka kujtuar ngjarjen e së shtunës, ku Jozi goditi Gjestin, ndërkohë që të njëjtit po e shikonin.
Aktori shqiptar thekson se dyshja kanë humbur humanitetin në këtë reality shoë.
“Dua t'ju kujtoj të gjithëve kur po flisnim për Laertes, të mbani mend vetëm një sekuencë të vogël që ndodhi të shtunën mbrëma, kur ai djali i vogël ishte shtrirë përtokë dhe Laertes po gërvishtej mes të gjithëve bashkë me Rozana Radin”, tha ai.
Ai vazhdoi: "Për mua është njeriu që e pa atë të rrëzohej dhe nuk shkoi ta ndihmonte. Për çfarë do të flasim më kur të kemi humbur sensin njerëzor të gjithë asaj që flasim, të cilën Big Brother e lë si mesazh në fund. Ishte koha që ai të thoshte mendimin e tij, të merrte një qëndrim, që nuk e pamë për asnjë moment në atë shtëpi."
Finalja e madhe e Big Brother vlen të theksohet se do të jetë të shtunën (19 prill).