Showbiz

Egla Ceno flet për gjyqin me Saimir Kodrën: Gratë duhet të flasin nësë duan të shpëtojnë nga derrat

Shkruar nga Liberale

Egla Ceno flet për gjyqin me Saimir Kodrën: Gratë duhet të

Egla Ceno sa ishte në Big Brother VIP Albania 3 bëri një deklaratë të fortë për Saimir Kodrën.

Ajo tha se ishte ngacmuar seksualisht nga ai, në momentin kur shkoi për të kërkuar punë në një radio, shumë vite më parë.

Fituesja e Big Brother u ka dhënë mundësi fansave të pyesin më shumë përmes opsionit pyetje-përgjigje.

Nga ndjekësit nuk kishte se si të mungonte një pyetje rreth kësaj çështje.

“Po merresh me gjyqin?”, ka qenë pyetja që iu parashtrua.

“Jo. Nuk më ka ardhur asnjë lajmërim për gjyq, por më kanë ardhur disa mesazhe nga gra që kanë probleme ngacmimesh seksuale në punë. Jam e përfshirë të ndihmoj si me mbështetje publike si logjistike”, u shpreh ajo.

Egla Ceno flet për gjyqin me Saimir Kodrën: Gratë duhet të

Egla theksoi: “Gratë duhet të flasin nëse duan ta shpëtojnë nga derrat. Duhet të jemi bashkë në këtë luftë. Të paktën t’i bëjmë të kenë frikë”.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH