Bardhi Idrizi, një nga ish-banorët e BBV3, ka treguar se kë nga dy miqtë e tij, Romeo Veshaj dhe Meriton Mjekiqi, mbështet pas debateve të forta që dy banorët kanë pasur me njëri-tjetrin.
Edhe pse u ndal shumë pak në përplasjet mes dy miqve të tij, Bardhi u shpreh se në debatet mes dy banorëve, mbështet Meritonin.
Pyetje: Në debatin Meriton Romeo kë mbështet?
“Mesa kam parë unë, mbështes Meritonin”, u përgjigj Bardhi në “Fun Club”.
Kujtojmë se dy banorët e Big Brother VIP, Romeo dhe Meritoni, të cilët kanë deklaruar më herët që kanë qenë miq të ngushtë prej vitesh, janë në një raport të tensionuar tashmë, të shoqëruar më debate dhe ofendime ndaj njëri-tjetrit.
Debatet e ashpra mes tyre kanë ndodhur edhe natën e djeshme, ku të dy kanë shpërthyer në ofendime, duke i përmendur të kaluarën njëri-tjetrit dhe personazhe të tjerë jashtë BBV.