Aktori i njohur hollywoodian, Brad Pitt, ka folur së fundmi me shumë sinqeritet për jetën e tij personale, vetëm pak kohë pasi finalizoi përfundimisht divorcin me Angelina Jolie.
Në premierën e filmit të tij më të ri “F1” në Meksikë, 61-vjeçari u shpreh për Entertainment Tonight se po kalon një fazë më të qetë të jetës. Ai theksoi se ka mësuar shumë nga e kaluara dhe gabimet e bëra.
“Çfarëdo gabimi që bën… mëson prej tij dhe ecen përpara,” tha ai. “Gabimi të çon drejt suksesit të radhës.”
Brad tregoi se tani i jep shumë rëndësi njerëzve të afërt dhe lidhjeve të ngushta. “E kuptoj sa e rëndësishme është të jesh i rrethuar nga ata që të njohin dhe të duan. Miqtë, familja… kjo është baza. Është një ekuacion shumë i thjeshtë,” u shpreh ai.
Aktori aktualisht është në një lidhje me Ines de Ramon dhe duket më i qetë dhe më i fokusuar se kurrë.
Komentet e tij erdhën pak ditë pasi ai foli për herë të parë për përfundimin ligjor të martesës me Angelina Jolie, pas një beteje të gjatë ligjore që zgjati që nga viti 2016.
I pyetur nga GQ nëse ndjeu lehtësim pas divorcit, Pitt u shpreh: “Jo, nuk mendoj se ishte ndonjë gjë kaq e madhe. Ishte thjesht diçka që u finalizua. Ligjërisht.”
Nga ana tjetër, Angelina Jolie ka treguar përmes avokatit të saj se pas ndarjes, është përqendruar tek paqja dhe shërimi për veten dhe fëmijët.
Brad dhe Angelina kanë gjashtë fëmijë: Maddox, Pax, Zahara, Shiloh dhe binjakët Knox e Vivienne. Megjithatë, raportimet e fundit tregojnë se marrëdhëniet mes Pitt dhe disa prej fëmijëve janë të ftohta, madje thuhet se disa prej tyre kanë hequr mbiemrin “Pitt” nga emri i tyre.