Showbiz

Alketa Vejsiu sulmon Jul Dedën, pasi u bë pjesë e Big Brother: Atë që dikur ke kafshuar tani e puth e bëhesh pjesë e saj, pse?!

Shkruar nga Liberale
Alketa Vejsiu sulmon Jul Dedën, pasi u bë pjesë e Big Brother:

Atë që dikur ke kafshuar tani e puth e bëhesh pjesë e saj, pse?!

Alketa Vejsiu përmes portalit të saj “Classlifestyle” ka sulmuar aktorin e humorit, Julian Deda, për arsyen se ai vendosi t’i bashkohet së fundmi Big Brother Vip”.

Julian Deda e pati kritikuar më herët këtë format, ndërsa ishte pjesë e TV Klan. Pas largimit nga ekrani ku ka punuar me moderatoren e njohur, ai vendosi të bëhet pjesë e “Big Brother.

Editoriali i titulluar “Atë që dikur ke kafshuar tani e puth e bëhesh pjesë e saj, pse?!”, publikuar në portalin e Alketa Vejsiut kritikon ashpër dhe ngre disa dilema mbi arsyen pse ai zgjodhi të bëhej pjesë e Big Brother.      

Artikulli i plotë:

Në fillim bëhemi kritik, e vend për të kritikuar mund të ketë, sepse sado që produksioni përpiqet të sjellë një shoë të mirë në teknologji, skenë, drita, zgjedhje më të gjerë e shumëllojshmëri personazhesh në kast, përsëri personazhet e lënë në gjendje të lirë, çfarë nuk thonë e çfarë nuk bëjnë.

Me të drejtë Juli mund të ketë reaguar kur bisedat e situatat mund të kenë precipituar për shkak të vulgaritetit dhe banalitetit, ku të çon personazhi dhe botëkuptimi i tij.

Pas ripostimit të një statusi të aktorit nga viti 2015, shumë komente vërshuan:

'Pse futesh ti në këtë rreth që ke kritikuar? Pse tani na qenka ndryshe?! Big Brother Vip ka më shumë siguri në mbrojtjen e parimeve sepse janë personazhe publike?!..."

Ne jemi të bindur që do jetë një nga lojëtarët e fortë. Të kujtojmë që Juli emrin e ka, ka dhe profesionin!

Atë që dikur ke kafshuar tani e puth e bëhesh pjesë e saj, pse?!

Ndoshta sepse mbyllja e Klanifornia e ka lënë në një udhëkryq reflektimi për të parë opsione të reja pune dhe kthimi në Top Chanel mund të jetë një variant. Duke qenë në Big, ura lidhëse është më e thjeshtë. Top Chanel e ka ngritur shumë mirë sistemin e rritjes dhe riciklimit të personazheve që lindin nga programet e tij.

Pista e dytë mund të jetë patjetër popullariteti, i cili duke mos qenë në ekran ka nevojë të ushqehet, dhe Bigu është të gjithë mediat bashkë.

I treti mendim që na shkon në mendje është ai qe tha Roza Lati, po ka një moment në jetë kur të duket sikur nuk po bën asgjë, do të harrosh, do të rishpikësh dhe gjesh veten, dhe në Big mund të reflektosh, mund të rritësh adrenalinën, mund të njohësh veten në disa situata me trysni më të lartë që në jetën reale nuk i has. Ke nevojë të ndërlidhesh me veten tënde më të mirë, më të fortë, përpara një audience më të madhe!

Dhe e katërta: Patjetër para dhe mirëqënie. Bigu e garanton këtë!

Edhe pse kontratat e menaxhimit të imazhit transferojnë përdorimin e të drejtave për një vit në Top Chanel, diçka e mirë ngelet edhe për protagonistët të cilët për hir të së vërtetës, Top jua rrit imazhin dhe kuotat me vinç në nivel tjetër.

Famë, Para, Rishpikje, Popullaritet. Nëse do t'i përdorësh mirë Jul Deda, ke shansin t'i mbërrish të gjitha. Humorin e ke armë të fortë, je dhe shkodran, dhe Shkodra ka ca sekrete që ia ka zili çdo qytet e krahinë tjetër.

Shkodra është këngë, muzikë, humor, argëtim, mprehtësi; luaji kartat mirë që ne mos të të kritikojmë ty. Shpresojmë mos të jesh një pragmatist që bëhesh pjesë e lojës thjesht për të vjel përfitimet e lartpërmendura, por një zë i fortë! Shumë njerëz të duan! Ke pasur mundësinë ta studiosh formatin për të mos bërë gabimet për të cilat e ke kritikuar dikur. Kjo ta shton përgjegjësinë e lojës!

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH