Korrespondenti i Top Channel në Londër, Arben Manaj, ishte mbrëmë në një lidhje live me “Top Arena”, ku komentoi fitoren e Anglisë kundër Holandës.
Teksa po festonte për fitoren e Anglisë, e cila zyrtarisht është në finalen e “Euro 2024” së bashku me Spanjës, Manaj ka edhe disa rezerva.
Sipas tij, Anglia mund të bëjë më shumë se performanca në këtë kampionat.
Këtu ndërhyri astrologia e njohur, e cila iu drejtua Manajt duke i thënë ‘se ai flet mirë për Anglinë kur fiton dhe flet keq kur humb’.
Pjesë nga biseda:
Meri Shehu: E dëgjoj shpeshherë analistin nga Anglia që e shanë Anglinë, kur fiton Anglia thotë ‘oo fitoi Anglia’, pastaj thotë ‘jo nuk është gjë Anglia’. Anglia do të fitojë kampionatin
Edi Manushi: E thotë Meri Shehu dhe yjet
Meri Shehu: Mbaroi
Arben Manaj: Unë nuk jam parashikues i fatit, po nuk ka problem