Horoskop

Shenjat e horoskopit që duan të jenë të rrethuar nga miqtë gjithë kohës

Shkruar nga Liberale

Shenjat e horoskopit që duan të jenë të rrethuar nga

Këto shenja duan të “lahen” në gënjeshtra, të komplimentohen gjithë ditën dhe t’u thonë se sa superiorë dhe më të mirë janë se gjithë të tjerët. Kur ata kanë rrethin e tyre të miqve afë, besimi i tyre rritet dhe ata janë më socialë me njerëzit e tjerë. Ju mund të shihni në pamjen e tyre dhe në buzëqeshjen e tyre se sa shumë kënaqen duke u bërë lajka.

 

Luani

Hyjnizoni idhullin! Luani ka stilin e një mijë kardinalëve dhe një nevojë shumë të madhe për apoteozë nga bota. Të bësh komente të këndshme dhe t’i bësh lajka është madje kërkesë prej tij. Nëse guxoni ta kritikoni, aty do ta shihni të nxjerrë kthetrat dhe t’ju vërsulet. Komplimentoje, admiroje, thuaj sa i veçantë dhe unik është dhe do ta kesh përgjithmonë.

 

Peshqit

Peshqit tepër të ndjeshëm, por edhe të pasigurt “ushqehen” me lajka dhe komplimente. Ata jo vetëm që i bëjnë ditën, por e ndihmojnë që të mos bjerë në depresion për shkak të vetëbesimit të ulët dhe frikës. Sa më shumë komente të bukura mbledh, aq më shumë “ngrihet”. Ato janë jashtëzakonisht të nevojshme për të, sepse në këtë mënyrë ai ndihet i dashur dhe i pranuar nga ata që e rrethojnë.

 

Peshorja

Peshorja dëshiron të dëgjojë fjalë të mira nga goja e atyre që e rrethojnë, ai dëshiron të ndihet i pëlqyer, i dashur dhe i admiruar. Ai ka shumë nevojë për këtë në mënyrë që të ndihet i sigurt dhe të rrisë vetëbesimin dhe vetëvlerësimin e tij. Nuk janë shenjat më të sigurta në vetvete, prandaj ata i kanë komplimentet të nevojshme për t’u lartësuar.

Poll
SHQIPENGLISH