Horoskop

Horoskopi JAVOR (28 prill- 4 maj), sipas PAOLO FOX për të gjitha shenjat e zodiakut

Shkruar nga Liberale

Horoskopi JAVOR (28 prill- 4 maj), sipas PAOLO FOX për të gjitha

Ky është Horoskoi javor i Paolo Fox, për të gjitha shenjat e zodiakut

Dashi

Do të jeni këtë javë energjikë dhe me fat. Mundësitë nuk do të mungojnë, veçanërisht nëse do të lejoni të udhëhiqeni nga spontaniteti. Intuita do t’ju ndihmojë të bëni përparime në aspektin ekonomik ose që të vendosni kontakte të dobishme për të ardhmen. E enjtja dhe e premtja janë ditët më me fat të javës. Kujdes me shpenzimet impulsive, diçka që duket e mirë mund t’jua ndërlikojë jetën.

Demi

I keni të gjitha shanset për të përjetuar një javë të qetë dhe pozitive. Hëna e re në shenjën tuaj ju jep një dritë magnetike që tërheq takime domethënëse dhe madje edhe pak të mira materiale. Disa prej jush mund të marrin një dhuratë të papritur, një zgjidhje të shumëpritur ose një mundësi për të mos e humbur. Gjithashtu favorizohen zgjedhjet që lidhen me strehimin, tokën apo investimet. Tekefundit, ç’të mbjellësh do të korrësh.

Binjakët

Nuk jeni ndër shenjat më me fat të javës, por as ndër ato më në vështirësi. Fati ju prek, por nuk ju pushton. Për të pasur sukses, duhet të jeni më të vëmendshëm se zakonisht ndaj sinjaleve të pakapshme dhe rastësive të thjeshta. Në pjesën e dytë të javës intuita do t’ju vijë shumë në ndihmë. Jini të vëmendshëm për gjithçka që ndodh rreth jush. Një person që nuk keni shumë që e njihni mund të jetë më i dobishëm sesa pritej. Çfarë sjell rasti, se sjell moti.

Gaforrja

Do të jeni të preferuarit e qiellit këtë javë. Shpirti juaj i ndjeshëm do t’ju ndihmojë të perceptoni energjitë e dobishme që pluskojnë përreth jush. Mrekullitë e vogla, të përditshme mund të ndodhin pikërisht atëherë kur ulni vigjilencën, një telefonatë në kohën e duhur, një takim që hap rrugë të reja, ndihmë që vjen nga hiçi. Besojini intuitës suaj, ajo do të jetë drita juaj udhëzuese. Kjo është gjithashtu një kohë e shkëlqyer për të zgjidhur çështjet financiare të mbetura pezull.

Luani

Këtë javë fati po ju shikon nga larg, gati për të ndërhyrë nëse i reshtni përpjekjet për të dominuar gjithçka. Sa më shumë të besoni, aq më shumë rrugë do të hapen për ju. Mund të merrni një ftesë, një propozim apo edhe të korrni një fitore të vogël që ju kthen në drejtimin e duhur, por vetëm nëse jeni të gatshëm të rrezikoni pak. Qielli ju fton të besoni më shumë dhe të mendoni jashtë kornizave. Ditët mes së mërkurës dhe së premtes mund të merrni një sinjal pozitiv.

Virgjëresha

Kjo nuk do të jetë java më me fat për ju, por gjithsesi nuk duhet të demoralizoheni. Energjitë astrale ju kërkojnë të vendosni rregull në jetën tuaj, të hiqni dorë nga gjërat e panevojshme dhe të jeni të hapur ndaj mundësisë që fati të vjen andej nga nuk e pret. Intuita juaj, një mundësi e mirë në aspektin ekonomik apo një zgjidhje për një problem teknik mund të jetë letra juaj e xholit. Jini më pak racionalë dhe qielli do t'ju befasojë.

Peshorja

Po hyni në një fazë transformimi të thellë, ku ajo që dukej e bllokuar po rigjallërohet ngadalë. Fati është në anën tuaj, por vetëm nëse jeni të gatshëm të hiqni dorë nga disa gjëra të sigurta që nuk ju shërbejnë më. Një ndryshim i papritur, një plan i ri ose një shtyrje afati mund të jetë mundësia e shumëpritur. Ç’është e shkruar do të ndodhë, ndonjëherë fati të vjen andej nga nuk e pret.

Akrepi

Keni një radar të pagabueshëm për të kapur sinjalet në ajër. Këtë javë do t'ju duhet për të kapur një mundësi në dukje e parëndësishme, por që mund të bëhet diçka shumë e çmuar. Qielli është plot me mesazhe të koduara. Një ëndërr, një fjalë, një rastësi do të kenë fuqinë të ndryshojnë drejtimin e një situate. Mos i nënvlerësoni takimet, qoftë edhe ato të rastësishme. Mes së premtes dhe së shtunës mund të fitoni një pasuri të vogël materiale.

Shigjetari

Më në fund fati do t’ju buzëqeshë. Pas disa javësh të lodhshme, ndieni se jeni në sintoni me universin. Entuziazmi juaj do të shërbejë si një magnet për mundësi të mëdha, ftesa, njohje të reja dhe madje edhe surpriza financiare. Një udhëtim ose një shpërngulje mund të hapë shtigje të reja. Lëreni veten të udhëhiqet nga dëshira për të zbuluar, sepse gjithçka, edhe më e rastësishmja, mund të kthehet në një bekim.

Bricjapi

Mos prisni që fati t’ju trokasë në derë, por përgatituni të merrni rezultate konkrete nga ajo që keni ndërtuar tashmë. Qielli ju shpërblen për qëndrueshmërinë, saktësinë dhe durimin tuaj. Mundësitë me fat do të lidhen më shumë me punën, reputacionin apo meritat tuaja. Dikush do t'ju japë një dhuratë simbolike, por domethënëse, ose mund të merrni një lajm që ju kthen në një rrugë që mendonit se ishte e mbyllur. Gjithçka fillon me angazhimin tuaj.

Ujori

Java do të jetë paksa e paqëndrueshme. Nga njëra anë dëshironi të mendoni jashtë kornizave, nga ana tjetër yjet ju kërkojnë të jeni të kujdesshëm. Fati nuk ju braktis, por janë problemet e përditshme që jua bëjnë jetën të lodhshme. Një shpenzim i papritur mund të rezultojë më i dobishëm nga ç’pritej, ose një pengesë mund të hapë një mundësi të re. Kushtojini vëmendje shenjave midis së enjtes dhe së shtunës, diçka e papritur mund të ndryshojë gjendjen tuaj shpirtërore dhe ndoshta edhe drejtimin që do të marrë jeta juaj.

Peshqit

Fati është në anën tuaj, veçanërisht nëse do të dini t’i përshtateni rrethanave. Mos i sforconi gjërat, lërini të ndjekin rrjedhën e tyre. Ëndrrat, ndjesitë dhe rastësitë do të jenë udhërrëfyesit tuaj. Një person nga e kaluara mund të rishfaqet dhe t'ju sjellë një dhuratë ose t’ju bëjë një propozim. Çështjet financiare shkojnë gjithashtu mirë. Mund të merrni shuma të vogla parash, rimbursime ose shpërblime të harruara. Jeni në rrugën e duhur, vazhdoni kështu.

Bashkia e Tiranës mbi 3 muaj pa kryetar! A duhet të shpallë qeveria zgjedhje të reja për kryeqytetin?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH