Showbiz

“Lutem që ti të rikthehesh”, Fero bën veprimin e papritur në Instagram

Shkruar nga Liberale
“Lutem që ti të rikthehesh”, Fero bën veprimin e

Fero vazhdon të bëjë lëmsh internetin me postimet e tij të njëpasnjëshme në rrjetet sociale.

“Lutem që ti të rikthehesh”, kështu u shpreh Fero në një postim në rrjetet sociale teksa i kërkoi falje publike ish-bashkëshortes, Arbenita. Ndonëse foli me fjalë të mëdha, kjo nuk e ka ndaluar të “pendohet” dhe ta “zhdukte” postimin në momentin e parë që nuk mori një përgjigje nga modelja e njohur.

Mirëpo ditën e sotme, Fero ka bërë veprimin e papritur, duke e rikthyer sërish postimin e tij, në të cilën i kërkon falje publike bashkëshortes së tij. Ai shprehet gjithashtu se ajo është shkaku që ai vendosi të ndryshonte dhe t’i përkushtohej fesë islame.

Pavarësisht postimeve të Fero-s, duket se Ismajli po i qëndron stoike vendimit të saj dhe nuk e ka në plan një ribashkim me Feron, pavarësisht përpjekjeve të këtij të fundit.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH