Politikë

Lulzim Basha në Panairin e Librit, blen "Komploti" dhe shtrëngon duart me Ben Blushin

Shkruar nga Liberale
Lulzim Basha në Panairin e Librit, blen "Komploti" dhe

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka vizituar sot Panairin e Librit në Pallatin e Kongreseve. Kryedemokrati pasi ka vizituar stendat e shumta të librave, është ndalur dhe ka takuar shkrimtarin Ben Blushi.

Ai ka blerë librin e tij "Komploti", në të cilin Blushi ka lënë një shënim dhe më pas kanë pasur edhe një shtrëngim duarsh mes tyre.

Basha ka qenë i shoqëruar nga Presidenti i Institutit Liberal Pashko, Preç Zogaj, si dhe deputetja e Partisë Demokratike, Flutura Açka.

Ai tha se në këtë panair është ndjerë i kënaqur pasi ka parë se shumë të rinj kanë qenë prezentë në panair.

“Më bëhet zemra mal kur shikoj shumë të rinj e të reja lexues. Për këtë dua t’i shpreh një falënderim në veçanti prindërve dhe arsimtarëve të cilët përmes pranisë së fëmijëve në panairin e librit, po bëjnë një investim shumë të rëndësishëm për gdhendjen dhe sofistikimin e shijes së lexuesve shqiptar”,-tha Lulzim Basha.

Ai u shpreh gjithashtu se është shumë e rëndësishme t’i kushtohet më shumë rëndësi autorëve shqiptarë, pasi gjuha shqipe është ajo që i bashkon të gjithë shqiptarët.

“E rëndësishme është vëmendja ndaj autorëve shqiptar, sepse nëse ka një tipar dallues që po bashkon shqiptarët në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni të veriut, në Malin e Zi, në Greqi e diasporë, është gjuha shqipe, ruajtja dhe promovimi i së cilës është një nga misionet më të shenjta”,-u shpreh kryedemokrati.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH