Showbiz

Luana Vjollca konfirmon largimin nga Top Channel

Shkruar nga Liberale
Luana Vjollca konfirmon largimin nga Top Channel

Moderatorja Luana Vjollca konfirmoi së fundmi largimin nga Top Channel. Përmes rrjetit të saj social, Instagram, Luana tregon se nuk do të jetë më në Top Channel, duke preferuar të mos i thotë arsyet e largimit, por duke nënkuptuar që nuk ka qenë plotësisht vendimi i saj.

Duke e marrë këtë konfirmim kaq të madh që ju kam në krahë në çdo hap, më ka lehtësuar peshën e vendimeve, ndoshta edhe pa dëshirën e plotë, por për shkak të rrethanave dhe arsyeve madhore, për të cilat nuk do të doja të flisja, ashtu siç kam zgjedhur përherë. Nga ky sezon nuk gjendem nën logon e Top Channel (i cili do të mbetet përherë shtëpia ime, ku u rrita dhe u zhvillova për 15 vite).

Prandaj, si rrjedhojë, këtë sezon të shtunën mbrëma nuk do ta ndajmë bashkë duke luajtur, qeshur e argëtuar me ‘Shiko kush luan’. Për momentin “prioriteti im është një projekt personal, i cili më shumë se gjithçka tjetër është zëri im i brendshëm, i cili dua fort të shërbejë edhe si zëri i secilit prej jush, për të tejkaluar çdo sfidë të jetës. #Thuaje”, rrëfeu Vjollca.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH