Një video ka kapur momentet e fundit të jetës së vogëlushes, teksa ajo po shkonte në qendrën edukative për një leksion terapie të të folurit me nënën e saj.
Historia e saj bëri xhiron e botës dhe është një nga simbolet e shumta të mizorisë së luftës në Ukrainë. Liza ishte një vajzë 4-vjeçare me sindromën Down dhe yll në Instagram (ajo kishte 74,000 ndjekës) dhe u vra nga një raketë ruse në Vinnytsia dje, më 14 korrik, ndërsa kthehej në shtëpi me nënën e saj pas një vizite në një qendër arsimore.
https://videos.dailymail.co.uk/video/mol/2022/07/15/1432006651393261224/640x360_MP4_1432006651393261224.mp4
Bombardimi la 7 viktima, duke përfshirë edhe dy fëmijë të tjerë përveç Lizës. Nëna e fëmijës është gjallë për mrekulli por u plagos rëndë dhe humbi një këmbë.
Imazhi i karrocës bosh i Lizës u fiksua nga të gjitha mediat vendase: në Instagram me 75,000 ndjekës, profili për të cilën kujdesej nëna e saj ishte një pikë referimi për shumë familje me fëmijë Down, sepse ajo shpesh ndante informacione të dobishme dhe këshilla edukative, si dhe momente nga të së përditshmet, gëzimi dhe lumturie.
/Liberale.al/