Showbiz

Kush ishte njeriu i parë që zbriti në hënë 54 vite më parë

Shkruar nga Liberale

Njeriu i parë që vendosi këmbën mbi sipërfaqen e hënës ishte Neil Armstrong më 20 korrik 1969.

Ishte një kohë kur ende kishte ëndrra ku (pothuajse) çdo gjë dukej e mundur, shkruan gazeta gjermane ”Rheinpfalz” në një artikull kushtuar zbritjes së parë të njeriut në Hënë.

“Ky ishte më shumë se kulmi i përpjekjeve të pabesueshme të inxhinierëve dhe shkencëtarëve, që u arrit me një teknologji që sot duket e vjetërsuar”, thekson ajo.

Misioni “Apollo 11” është shndërruar sot në simbolin e një epoke të re drejt hapësirës, ku protagonistë të rinj po sfidojnë njëri-tjetrin në një garë që synon kthimin në Hënë në një rutinë, duke e shndërruar këtë satelit të vogël në një bazë kërkimore dhe në një plasdarm për eksplorimin e sistemit diellor duke filluar nga planeti Mars.

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH