Showbiz

Kush e shpëtoi 6 vjeçaren pas disa ditësh nën rrënoja? Tha se e ushqeu një plak mjekërbardhë! Ja shpjegimi që jep Myftiu i Tiranës

Shkruar nga Liberale

Rrëfimi i një 6-vjeçareje e cila u shpëtua nga rrënojat e tërmetit bëri xhiron e botës. Ajo tha se e shpëtoi dhe e ushqeu një plak mjekërbardhë.  Referuar 6-vjeçares, zv. Myftiu i Tiranës u shpreh se edhe të rriturit, edhe fëmijët kanë një mbrojtje të veçantë dhe histori të ngjashme janë edhe në Kuran.

“Një nga gjërat që i mbron fëmijët janë punët e mira që bëjnë prindërit e tyre dhe kjo me të vërtetë është shumë interesante, po prapë në Kuran,” – tregoi Haxhiu duke rrëfyer kështu një tjetër histori të shkruar në librin fetar.

“Rastin e kësaj vajzës nuk e di, ndoshta kanë bërë ndonjë punë të mirë të fshehtë dhe Zoti ka dashur t’iu japë një mesazh pozitiv duke ua mbrojtur fëmijën edhe duke qëndruar nën rrënoja tre ditë, pa pasur asnjë lloj problemi shëndetësor.,” – u shpreh imami.

Në raste të tilla Zoti na tregon gjurmët e mëshirës së tij dhe i përkujton njerëzit se është Ai i cili e ka krijuar vdekjen, në të njëjtën kohë është Ai i cili e dhuron dhe jetën.

Ishte kjo deklarata e imam Erjol Haxhiut në një intervistë për Euronews Albania ndërsa komentonte temën se kush po i mbron fëmijët nën rrënojat e tërmetit që shkatërroi zonat afër kufirit turko-sirian. /Liberale.al/

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH