Presidenca i ka dërguar një shkresë Prokurorisë së Tiranës, ku i kërkon të verifikohet nga u bë telefonata me të cilën shantazhohej, Tedi Blushi, zëdhënësi i Presidentit, Ilir Meta.
“Telefonuesi u prezantua si diplomat. Kërkojmë të identifikohet numri nga u bë telefonata për zëdhënësin”, thuhet ndër të tjera në kërkesën e Presidencës.
Kujtojmë se presidenti Meta denoncoi dje një rast shantazhi ndaj zëdhënësit të tij.
Kreu i Shtetit shkruante në "Facebook" se Blushi është shantazhuar në emër të një Ambasade të huaj në Tiranë, që të tërheqë një postim të bërë sot paradite për shkak të detyrës brenda 30 minutash.
"Po, zëdhënësi im, z.Tedi Blushi është shantazhuar në emër të një Ambasade të huaj në Tiranë, që të tërheqë një postim të bërë sot paradite për shkak të detyrës brenda 30 minutash. Kam kërkuar hetim të menjëhershëm.
Shpresoj të jetë lojë e Rilindjes por mjerë ata diplomatë që mund të kenë kërcënuar Zëdhënësin e Presidentit të Republikës", shkruante Meta. / Gazeta Liberale