Showbiz

Kur Princi Filip donte të rimishërohej si një pandemi

Shkruar nga Liberale
Kur Princi Filip donte të rimishërohej si një pandemi

Ndërkohë që Princi Filip ndërroi jetë në moshën 99 vjeçare, është koha për të parë disa nga momentet e diskutueshme dhe 'rrëshqitjet 'e mbretit më të vjetër të Britanisë, që për më shumë se 65 vjet ka pasur vëmendjen e publikut.

Duka i Edinburgut u tërhoq nga detyra publike në 2017, por gjithmonë do të mbetet një nga personazhet më të diskutueshëm të familjes mbretërore britanike. Burri i mbretëreshës u ka dhënë tabloideve, programeve, madje edhe një seriali në Netflix, më shumë materiale se sa duhet, gjatë dekadave të detyrës së tij mbretërore.

Pa zhurmë të mëtejshme, këtu janë shtatë gjëra rreth anëtarit më të vjetër të familjes mbretërore.

Ai kshte një elegancë legjendare

Me uniformat detare të bëra nga Gieves & Hawkes, veshje të bardha kravatë nga Turnbull & Asser dhe John Kent (nga Kent & Haste) si rrobaqepësi i tij personal, Princi Filip ka drejtimin e tij në Savile Row, rruga historike e njohur për rrobaqepësinë me pororsi. Në fakt, bashkëshorti i mbretëreshës ishte kaq në modë, saqë GQ e listoi atë të 12-in të veshur më mirë në 2016, duke mposhtur Idris Elba dhe Jamie Dornan.

John Ray, drejtor krijues në Dunhill, tha, “Duka i Edinburgut mishëron detyrën dhe ambientin dhe ndeshen pa mundim në mënyrën e veshjes. Ai është gjithmonë britanik, mashkullor dhe i përshtatshëm për rolin e tij.”

Ai kishte një playboy si prind

Megjithëse seriali Netflix 'The Crown' preku thashethemet e mosrespektimeve të pretenduara të Princit Filip, babai i tij - Princi Andrew i Greqisë dhe Danimarkës - kishte pjesën e tij të skandalit.

Pasi familja e Princit Filip u internua nga Greqia në 1922, Princi Andrew u zhvendos në një banesë të vogël në Jug të Francës me aktoren franceze Andrée de La Bigne. Kur nëna e tij, Princesha Alice e Battenburg, u divorcua në 1931, Princi Filip nuk kishte asnjë prind që të kujdesej për të. Në fund, ai u transferua në Britani me Mountbattens, ku ishin familjarët nga ana e nënës së tij.

Ai donte të rimishërohej… si një pandemi?

Tani ky citat mund të jetë rikthyer për ta ndjekur. Askush s'mund të shmanget nga deklaratat e diskutueshme gjatë paraqitjeve mbretërore. Në 1988 Princi Filip u citua të thoshte: "Në rast se unë rimishërohem, unë do të doja të kthehesha si një virus vdekjeprurës, për të kontribuar diçka në zgjidhjen e mbipopullimit".

ADN-ja e tij ndihmoi në zgjidhjen e një vrasjeje të shumëfishtë

Princi Filip është një pasardhës i gjallë i familjes mbretërore ruse, Romanovëve, të cilët u ekzekutuan brutalisht nga një skuadër pushkatimi bolshevike në korrik 1918. Gjyshja e tij e madhe ishte Tsarina Alexandra Romanov, e cila u vra së bashku me burrin e saj Car Nicholas II dhe pesë fëmijët e tyre.

Në vitin 1998, ADN-ja e princit u përdor për të identifikuar mbetjet e familjes Romanov pasi eshtrat e tyre u zhvarrosën për vërtetim.

Kamarieri lakuriq?

Nëse e keni parë 'The Crown' (ose jeni thjesht të infromuar mbi historinë mbretërore), mund të kujtoni udhëtimet që Princ Fhilip (i luajtur nga Matt Smith në sezonin e parë) besohet të ketë bërë në Klubin e së Enjtes, një grup me pije dhe shoqëri, ku Princi Filip i shpëtonte për disa orë presioneve të jetës mbretërore.

Gjatë viteve 1960, Private Eye, një revistë satirike në Mbretërinë e Bashkuar, thirri Princin Filip "Kamerieri Lakuriq" pasi u shfaqën zërat se ai shërbeu pije në këtë klub ekskluziv të drekës, i veshur me asgjë, përveç maskës dhe përparëses së dantellave. Gjithsesi, nuk ka asnjë provë për të mbështetur këtë pretendim.

Miqtë e tij të shijes mbretërore e duan kulibikun e salmonit

Për ata që nuk e njohin kuzhinën ruse, kulibia e salmonit është një pjatë tradicionale ëmbëlsirash e mbushur me salmon, oriz, vezë të ziera, kërpudha, qepë dhe kopër. Shefi i kuzhinës Darren McGrady, i cili më parë ishte shef kuzhinier në Balmoral Castle, e bënte këtë pjatë për Princin Filip dhe i tha 'Delishit' se ishte një nga të preferuarat e princit.

Shefi i kuzhinës McGrady, gjithashtu, tha se ndërsa "mbretëresha ha për të jetuar, Princi Filip jeton për të ngrënë". Lartësia e Tij Mbretërore i gëzohej kërkimit të ushqimit, peshkimit dhe marrjes së mostra nga ushqime të ndryshme, mbase si rezultat i karrierës së tij si udhëtar detar.

Ai ishte Presidenti i parë i WWF në Mbretërinë e Bashkuar

Familja mbretërore ka qenë e përfshirë në mënyrë aktive në ruajtjen e kafshëve për dekada (pavarësisht dashurisë së tyre për gjueti dhe qitje). Princi Fillip ishte presidenti i parë i WWF UK kur u themelua fondacioni në 1961. Ai shërbeu si President deri në 1982, dhe më pas si president i WWF International, deri në 1996.

Por të paktën një nga momentet më të vlefshme gjatë qëndrimit të Princit Filip nuk ka të bëjë shumë me shpëtimin e kafshëve. Në vitin 1993, Duka i Edinburgut pyeti një shkrimtar të ri të pavarur, i cili po mbulonte një mbledhje fondesh të profilit të lartë në WWF, "Ju nuk keni veshur lëkurë nuselale, apo jo?" Citimi skandaloz u shfaq në kopertinën e tabloideve të ndryshme britanike, përfshirë The Sun./Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH