Aktualitet

Kryemadhi: Pse më leverdis të futem në zgjedhje me Edi Ramën

Shkruar nga Liberale
Kryemadhi: Pse më leverdis të futem në zgjedhje me Edi Ramën

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, tha në emisionin “Real Story”se i leverdis që të futet në zgjedhje me Edi Ramën, pasi qytetarët do të shkojnë në votime dhe do të votojnë kundër tij. Ajo shtoi gjithashtu se partitë politiek janë mbrapa me përgatitjet për ne zgjedhjet e 9 majit.

“Ne si LSI jemi kategorikisht kundër financimit publik. Propozuesit përdornin logjikën se buxheti është më i kontrollueshëm. Nëse unë do të shkoj në zgjedhje me Edi Ramën kryeministër, probabiliteti për të shkuar drejt votimit është më i madh, pasi njerëzit do të shkojnë të votojnë kundër tij. Ndaj mua më leverdis prania e tij. Jemi vetëm 10 muaj larg zgjedhjeve, jemi shumë vonë sa i përket angazhimit. Çdo parti është shumë vonë me përgatitjet”, tha Kryemadhi.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH