Politikë

"Kryebashkiaku i Vorës po kërcënon bizneset për votën, thirrje OSBE/ODIHR dhe ambasadës së SHBA"

Shkruar nga Liberale
"Kryebashkiaku i Vorës po kërcënon bizneset për

"I bëj thirrje kryebashkiakut, përfaqësuesit të krimit në Vorë, të ndalojë menjëherë këtë sjellje prej banditi dhe të tërheqë familjarët e tij nga veprimet që përbëjnë vepra penale dhe për të cilat i siguroj se do të mbajnë përgjegjësi ligjore."

Me këtë thirrje doli sot para mediave, Indrit Hoxha, kandidati i koalicionit "Bashkë fitojmë" për bashkinë e Vorës, i detyruar nga një fushatë agresive e PS-së në këtë bashki.

"Edi Rama, Erion Veliaj dhe pushteti i Rilindjes, të trembur nga humbja në Vorë dhe në të gjithë Shqipërinë e Mesme, po përpiqen të blejnë dhe frikësojnë votuesit, - deklaroi Hoxha. - Kryebashkiaku në ikje, person i cili përfaqëson bandat e Vorës, pasi përdori administratën e bashkisë Vorë për kërcënim të qytetarëve, pasi po shantazhon dhe kërcënon familjet e prekura nga tërmeti në këmbim të votës, ka nxjerrë në rrugë familjarët e tij, të cilët po kërcënojnë bizneset ne bashkinë Vorë.

Ne kemi të dhëna dhe prova se familjarët e tij po sillen si banda kriminale, duke shantazhuar bizneset të cilat me mund e me djersë nxjerrin bukën e gojës. Pasi për katër vite në Vorë nuk bënë asgjë për të ndihmuar bizneset dhe po i cojnë ato në prag falimentimi, tani i kërcënojnë më mbyllje vetëm e vetëm për interesat e tyre politike.

I bëj thirrje kryebashkiakut, përfaqësuesit të krimit në Vorë, të ndalojë menjëherë këtë sjellje prej banditi dhe të tërheqë familjarët e tij nga këto veprime të cilat përbëjnë vepra penale dhe për të cilat i siguroj se do të mbajnë përgjegjësi ligjore.

Ne kemi të indentifikuar cdo person, cdo mjet dhe cdo targë makine të cilat janë marrë me qera vetëm për të kryer aktivitete kriminale në funksion të manipulimit dhe deformimit të vullneti politik të qytetarëve të Vorës.

"I bëjë thirrje insitucioneve ndërkombëtare, OSBE-ODIHR, Ambasadës së Shteteve të Bashkura, dhe selive diplomatike në Shqipëri të monitorjnë nga afër zhvillimin e zgjedhjeve në Vorë. I bëjmë thirrje të shtojnë numrin e vëzhguesve në këtë bashki, pasi atje po kryen krime elektorale nga persona me precedentë penal."

Paratë e korrupsionit, që e kanë e ka cuar atë bashki në faleminetim, paratë e drogës dhe krimit janë duke u përdorur për të blerë vota, për të kërcënuar njerëz dhe për të manipuluar rezultatin electoral.

Gjithashtu, i bëj thirrje Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë të vëshgojë dhe të marrë masa për të parandaluar aktivitetet kriminale që janë duke u kryer ditën per diell në Vorë. Ky është nje detyrim ligjor që policia e shtetit ka në raport më qytetarët e Vorës. Në të kundërtën, do të konsiderohen si bashkëpunëtorë në krim.

U bëj thirrje qytetarëve të Vorës, që në datën 14 maj të dalin të votojnë masivisht. Të dalin të votojnë për ti dhënë fund krimit dhe korrupsionit në Vorë dhe për te filluar një qeverisje të re locale, që ka në qendër qytetarët dhe jo interesat e krimit.

I siguroj se cdo votë e tyre do të mbrohet, cdo votë e tyre do të numërohet. Ne kemi marrë të gjitha masat për ta garantuar vullnetin e tyre. Vullneti i popullit të Vorës për ndryshim nuk do të pengohet nga asnjë kërcenim, nga asnjë shantazh dhe asnjë pushtet me paratë e korrupsionit. Jam i bindur se në Vorë, me vullnetin e qytetarëve të saj ne do të korrim nje fitore spektakolare."

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH