Globi

Kosovë/ Mbi 2 mijë mjekë e infermierë marrin dozën e dytë të vaksinë

Shkruar nga Liberale
Kosovë/ Mbi 2 mijë mjekë e infermierë marrin dozën e

Që nga mërkura kur në Kosovë ka nisur edhe dhënia e dozës së dytë të vaksinës anti-COVID-19, janë imunizuar mbi dy mijë profesionistë shëndetësorë.

Kështu ka bërë të ditur menaxheri i qendrës kryesore të vaksinimit në sallën “1 tetori”, Niman Bardhi i cili tha se vetëm sot në këtë sallë janë vaksinuar 450 persona, ndërsa në nivel vendi janë imunizuar rreth 1 mijë e 600.

“Aktualisht deri në këto çaste që në flasim kemi në sallën ‘1 Tetori’ janë mbi 450 të vaksinuar, nëse i referohemi nivelit të vendit kemi rreth 1 mijë e 600 të vaksinuar. Nga totali i përgjithshëm nga dita e parë e vaksinimit deri në këto qaste që flasim atëherë kemi rreth 74 mijë e 500 të vaksinuar dhe siç po e shihni të gjithë… qytetarët, personeli shëndetësor janë duke respektuar orarin dhe terminet nga telefonatat e pranuara nga Qendra e Thirrjeve dhe fatbardhësisht çdo gjë që deri tani të ecë shumë mirë“, tha Bardhi.

Ai tutje tha se mbi dy mijë mjekë dhe infermierë nga dje e kanë marrë dozën e dytë të vaksinës AstraZeneca.

“Nëse i referohemi totalit deri më tani mbi 2 mijë janë të vaksinuar tashmë sa i përket procesit të dozës së dytë dhe të gjithë këta po respektojnë kohën e ndarë për ta sipas terminëve të ndara nga Qendra e Thirrjeve”, tha Bardhi.

Në Kosovë tashmë ka nisur edhe dhënia e dozës së dytë e vaksinës AstraZeneca për profesionistët shëndetësor, të cilët dozën e parë e morën në fillim të muajit prill, raporton KP.

Ndërsa, aktualisht po vazhdon edhe vaksinimi i qytetarëve mbi moshën 65 vjeç. Gjithë vaksinimi po realizohet me donacionet e dhuruara nga COVAX dhe BE-ja.

E Kosova javën e kaluar ka nënshkruar me kompaninë Pfizer blerjen e 1.2 milionë vaksinave kundër COVID-19, derisa vaksinimi masiv është paralajmëruar të filloj nga 15 qershori.

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH