Showbiz

Kompozitori italian: Ja pse zgjodhëm Irmën në projektin “Bella Ciao”

Shkruar nga Liberale
Kompozitori italian: Ja pse zgjodhëm Irmën në projektin

Këngëtarja Irma Libohova ka qenë e përzgjedhura nga kompozitori italian Tommaso Primo, për të kënduar këngën "Bella Ciao", në gjuhën shqipe. "Bella Ciao", një këngë partizane italiane e Luftës së Dytë Botërore, që tregon rezistencën, u këndua në 7 gjuhë të ndryshme.

Në emisionin “Shqipëria Live”, Tommaso Primo shprehu falenderimet më të sinqerta për Irmën, e cila pranoi me zemër për të qenë pjesë e këtij projekti. Gjithashtu ai falenderoi dhe shtetin shqiptar për ndihmën që i ka dhënë Italisë, këto kohë pandemie, duke dërguar në drejtim të saj ekipe të personelit mjekësor.

“Kam dëgjuar disa artistë nga e gjithë bota dhe kam dëgjuar disa këngë të Irma Libohovës. E falenderoj sepse ajo ka kënduar me shpirt për t’u bërë pjesë e këtij, projekti. Kjo këngë ka një rëndësi të veçantë për datën 25 prill, kam marrë disa jo, por e falenderoj Irmën edhe pse nuk më ka refuzuar. Është Greqia, Palestina që janë përfaqësuar në këtë bashkëpunim mes tyre dhe Shqipëria. I falenderoj shqiptarët edhe për ndihmën që i kanë dhënë italisë”, tha kompozitori.

https://youtu.be/BZqsJBtOyK8?t=167

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH