Ish-banorja e spektaklit televiziv "BBV2", Kiara Tito është tepër aktive në rrjetet sociale ku ndan me ndjekësit e saj momente nga përditshmëria.
Mesa duket, kohët e fundit ajo nuk po gjen qetësi me admiruesit e saj dhe këtë herë ajo është detyruar të veprojë.
Postimet e shpeshta të një prej ndjekësve të saj, me detaje, të cilat asaj i janë dukur të tepruara, e kanë detyruar atë që ta fshijë nga platforma "X", pasi sipas saj këto postime nuk janë gjë tjetër veçse një burim i mirë për "portalet" që të shpërndajnë informacione.
Në një postim të fundit të bërë në faqen e saj në platformën "X", Kiara shpreh keqardhje për veprimin që bëri, por thotë se është ndjerë e detyruar të veprojë kështu.
Çifti Luiz Ejlli dhe Kiara Tito vijojnë të jenë një ndër çiftet më të dashura për publikun, edhe pas përfundimit të spektaklit "Big Brother VIP".