Reperi i njohur Lyrical Son dhe bashkëshortja e tij, Gresa, janë bërë prindër për herë të tretë. Çifti kanë mirëpritur në jetë një djalë, pas dy vajzave.
Lajmin e ëmbël e ka bërë të ditur vetë bashkëshortja e reperit, përmes një fotoje të publikuar në rrjetin social Instagram.
"Bebja jonë arriti më 27 shtator 2023. Një bebe e shëndoshë i quajtur Andre Arifi. Ne jemi përtej të bekuar dhe me fat. Faleminderit Zotiti për këtë dhuratë të çmuar”, ka shkruar Gresa krahas fotos që ka shpërndarë në Instagram.