Pavarësisht se nuk ka një datë të saktë se kur fillon vaksinimi anti Covid i popullatës në Shqipëri, pasi duhet të mbërrijnë sasitë e tjera të vaksinave, nuk mungon debati se kush duhet ta bëjë këtë vaksinë dhe ka persona që refuzojnë ta marrin.
Sipas drejtueses së Departamentit të Sëmundjeve Infektive në ISHP, Silva Bino vaksinën duhet ta marrin të gjithë, përveç grave shtatzëna dhe fëmijëve nën 16 vjeç, janë dhe ata që kanë sëmundje auto imune, apo ata që kanë alergji nga produktet kozmetike, për shkak të përbërësve të vaksinës Phizer, e cila ndryshe nga Astrazeneka nuk është virus i dobësuar.
Një tjetër debat ndër radhët e mjekëve jo vetëm në Shqipëri por edhe në vende të tjera nëse duhet bërë vaksina nga personat që e kanë kaluar Covid 19. Pala që thonë se duhet ta bëjnë, argumenton se nuk dihet se sa zgjat memoria e antitrupave të krijuar nëse je prekur nga Coronavirsusi. Ajo që dihet e sigurtë është vetëm që nëse vaksinohesh ulet vdekshmëria.
"Vaksinimi sot njhet shumë mirë në lidhje me parandalimin e vdekshmërisë dhe nëlidhje me uljen e peshës në spitale. Akoma sot nuk kemi të dhëna të sakta në lidhje me trasmentueshmërinë, pra sa e ndalon transmetueshmërinë në publik", tha Bino.
Edhe një person i vaksinuar mund te preket nga Covid 19, por nuk manifeston simptoma te renda qe te çojnë drejt vdekjes.