Globi

Kapet me heroinë në makinë, e pëson keq shqiptari në Itali

Shkruar nga Liberale
Kapet me heroinë në makinë, e pëson keq shqiptari në

Një shtetas shqiptar është arrestuar në Itali, pasi akuzohet për shit-blerje narkotikësh.

Sipas mediave të huaja 33-vjeçari shqiptar, identiteti i të cilit ende nuk bëhet me dije është ndaluar teksa po udhëtonte në autostradën Padova Ovest, kur është ndaluar nga karabinieriët. Pas një kontrolli të hollësishëm efektivët kanë gjetur 3 kilogramë heroinë të pastër, që dyshohet se do të nxirrej në treg për shitje.

33-vjeçari, pasi është shoqëruar në zyrat për procedurat e rastit, është dërguar në burgun Due Palazzi në Padova dhe është vënë në dispozicion të organeve të drejtësisë. Ai përballet me akuzën e posedimit të lëndëve narkotike për qëllime trafikimi.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH