Politikë

Kandidati i opozitës për Vorën: Do ankimojmë rezultatin

Shkruar nga Liberale
Kandidati i opozitës për Vorën: Do ankimojmë rezultatin

Kandidati i “Bashkë Fitojmë” për Vorën, Indrit Hoxha në një deklarate për mediat u shpreh se do të ankimojë rezultatin.

Ai foli për manipulime, teksa tha se ka një koincidencë të frikshme të rezultatit aktual me atë të vitit 2022.

Kujtojmë që Vora ishte një ndër tre bashkitë ku votimi ishte elektronik dhe pati denoncime për deformim të votës nga makineritë.

“Rezultati i Vorës në zgjedhjet lokale të 2023 ka një koicidencë të frikshme me rezultatin e 6 marsit të vitit 2022. Çdo kuti votimi ka të njëjtin numër votash, njësoj si në 6 mars. Kjo koicidencë nuk mund të jetë kurrsesi një rastësi.

Dyshimet e manipulimit janë të mëdha. Rilndja e cila përdor çdo mjet për të manipuluar njerëzit, sigurisht që mund të manipulojë dhe makineritë. Ne po përgatisim çdo të dhënë për të ankimuar rezultatin në Vorë.

Jemi duke krijuar një skuadër me juristë dhe specialistë të informatikës për t’i shkuar deri në fund kësaj historie”, shkruan ai në një reagim në rrjetet sociale.

“Gjej rastin të falënderoj edhe njëherë të gjithë bashkëpuntorët e mi, të gjithë mbështetësit tanë dhe komisionerët tanë për garën elektorale që zhvilluam, duke patur përballë në Vorë bandat dhe krimin e organizuar, paratë e korrupsionit dhe të gjithë makinerinë shtetërore”, tha Hoxha.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH