1

Jennifer Lopez: Nuk kam bërë kurrë botoks

               Publikuar në : 15:52 - 05/12/20 liberale

Jennifer Lopez ka folur për rutinën e saj të lëkurës për vite me radhë, ndërkohë që po lançon linjën e saj të produkteve të kujdesit për lëkurën, JLo Beauty.

Ajo ka deklaruar se akurrë nuk ka përdorur botoks në jetën e saj, pavarësisht bukurisë së saj që nuk njeh moshë.

Gjatë një interviste në Zoom, këngëtarja dhe aktorja 51 vjeçare tha: “Deri më sot, unë kurrë nuk kam përdorur botoks. Unë nuk jam ai lloj personi. Unë nuk kam asgjë kundër atyre që e bëjnë atë, thjesht nuk është për mua”.

Pikërisht për këtë arsye, Jennifer Lopez tani ka krijuar gamën e saj të produkteve të kujdesit të lëkurës, JLO Beauty:

“Unë preferoj shumë një qasje natyrale ndaj kujdesit të lëkurës, prandaj dua që produktet e mia të funksionojnë. Dua produkte që me të vërtetë ndihmojnë, sepse nuk dua që në ndonjë moment të përdor gjilpëra. Nuk jam duke thënë se një ditë mund të mos e mendoj, por tani për tani nuk e kam menduar kurrë”- tha ajo.

Gjatë një interviste janarin e kaluar, Jennifer Lopez deklaroi se e ka filluar rutinën e saj të kujdesit për lëkurën që kur ishte 20 vjeç dhe zbuloi produktin thelbësor që ajo ende përdor për të pamjen e jashtme.

“Isha 23 vjeç dhe shkova te një dermatolog. Ai më këshilloi që të përdor një pastrues të shkëlqyeshëm dhe disa kremëra dielli çdo ditë. Ai më tha: Nëse vazhdoni të ndiqni këto këshilla tani e tutje, lëkura juaj do të jetë e shëndetshme dhe do të dukeni më e re’ . Me kalimin e kohës, kam zbuluar se kremi kundër diellit është me të vërtetë një përbërës kryesor në kujdesin tonë për lëkurën”– theksoi ajo.

Tags: , ,


KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back