Showbiz

“Jam i dashuruar me ty…”/ Megi Pojanit i vjen një letër dashurie nga burgu i Peqinit

Shkruar nga Liberale
“Jam i dashuruar me ty…”/ Megi Pojanit i vjen një

Reality show i parë dhe më i ndjekur i dashurisë në Shqipëri “Për’puthen” është rikthyer edhe këtë sezon në ekranin e Top Channel. Këtë vit moderatore e emisionit për herë të parë është Megi Pojani dhe opinionistët, Neada Balluku, e cila ka qenë edhe sezonin e kaluar Kastro Zizo dhe Aulona Musta.

Megi Pojani mori sot gjatë emisionit në “Për’puthen” një letër të pazakontë dashurie. Ajo lexoi para konkurrentëve shkrimin poetik të një djali, që thotë se do ta dashurojë deri në fund të jetës. Ndërsa duke lexuar emrin e dërguesit dhe vendin nga është dërguar letra, moderatoja kuptoi se djali me zemrën e lënduar ndodhet në “IEVP Peqin”, në burgun e Peqinit.

Ma prishe ti mendjen, shpirtin ma lëndove shumë rëndë, ma vrave zemrën, jetën ma shkatërrove, syve ua more shkëlqimin dhe viteve rininë.

Jam bërë njeri i tretur, por jetë më vrave gëzimin, veç vuajtje më le në shpirtin tim. Pse u tregove shpirt katile? Nuk mundem të mallkoj, se unë të desha dhe akoma të dua pa hile. Që nga dita e parë, sa të jetoj, do të të dashuroj.

Melankoliku…

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH