Britney Spears ka bërë gati librin e saj "The Woman in Me", dhe mesa duke nga raportime e ara në mediat e huaja, ka shumë për të mësuar për jetën e yllit të muzikës pop. Libri, i cili del më 24 tetor, zbulon se këngëtarja pati një abort, gjatë kohë që ishte në lidhje me Justin Timberlake.
“E doja shumë Justinin. Gjithmonë shpresoja që një ditë të krijonim një familje së bashku. Thjesht kjo do të ndodhte shumë më shpejt nga sa prisja ," shkruan Spears në një fragment të publikuar nga "People".
Por Justin nuk ishte i lumtur për shtatzëninë. "Ai tha se nuk ishim gati të kishim një fëmijë në jetën tonë, se ishim shumë të rinj," vazhdon Spears.
“Jam e sigurt që njerëzit do të më urrejnë për këtë, por unë rashë dakord të mos bëja fëmijën. Nuk e di nëse ishte vendimi i duhur. Nëse do të ishte në dorën time, nuk do ta kisha bërë kurrë. E megjithatë, Justin ishte aq i sigurt se nuk donte të bëhej baba”, tha këngëtarja.
Përpara publikimit të librit, burimet i thanë ekskluzivisht "Page Six" se Timberlake, 42-vjeç, ishte i shqetësuar për atë që Spears, 41-vjeç, do të ndante për marrëdhënien e tyre.
Çifti filloi lidhjen në vitin 1999, kur Spears ishte 18-vjeç dhe Timberlake një vit më i madh se ajo.
Pas ndarjes së tyre në 2002, Timberlake la të kuptohet gjatë një interviste me Barbara Walters se Spears e kishte tradhtuar atë, të cilën këngëtarja nuk e konfirmoi apo mohoi kurrë.
Dokumentari i New York Times "Framing Britney Spears", i nominuar për një Emmy 2021, shqyrtoi akuzat duke vënë nën mikroskop trajtimin e superyllit nga media, duke e shtyrë Timberlake t'i kërkonte një falje të vonuar ish-partneres së tij.
“Dua të marr përgjegjësinë për gabimet e mia në gjithë këtë, si dhe të jem pjesë e një bote mbështetëse”, shkroi ai pjesërisht në Instagram. "Unë kujdesem thellësisht për mirëqenien e njerëzve që dua dhe kam dashur. Mund të bëj më mirë dhe do të bëj më mirë”.
Këngëtarja, e cila ka djemtë Sean Preston, 18-vjeç dhe Jaden Smith, 17-vjeç, me ish-bashkëshortin Kevin Federline, aktualisht është në proces divorci nga Sam Asghari.
Timberlake, nga ana e tij, është i martuar me Jessica Biel, me të cilën ka djem, Silas, 8-vjeç dhe Phineas, 3./Liberale.al