Aktualitet

Izolohet në regjimin e posaçëm ’41-bis’ banda e Emiljano Shullazit

               Publikuar në : 16:44 - 01/08/20 liberale

Dy ditë pas deklaratës së drejtuesve më të lartë të shtetit për nisjen e regjimit ’41-bis’ në Shqipëri, sot janë futur në këto qeli disa nga ata që cilësohen si kokat e krimit, persona me rrezikshmëri të lartë. Banda e Emiljano Shullazit, por edhe Arbjon Aliko dhe Genci Balla janë të dënuarit e parë që provojnë qelitë e izolimit.

Report Tv mëson se ditën e sotme është bërë transferimi i Emiljano Shullazit, Blerim Shullazit, Gilmando Danit, Endrit Zelës dhe Endrit Qyqjes nga qelia e zakonshme e vuajtjes së dënimit në atë të izolimit sipas rregullave të reja në fuqi. Transferimi është pa probleme.

Grupi i Shullazit është duke u përballur me drejtësinë në Gjykatën e Apelit të Posacëm pasi është i dënuar nga shkalla e parë për “Shtrëngim me anë të kanosjes ose dhunës për dhënie pasurie”, kryer në bashkëpunim, “Kanosje për shkak të detyrës” në bashkëpunim, “Grupi i strukturuar kriminal”.

Ligji për regjimin e posaçëm njohur si “41-bis” i përshtatur nga Italia ka hyrë në fuqi prej Janar 2019 por zbatimi i tij është vonuar për mungesë të SPAK që u ngrit vetëm në dhjetor 2019. SPAK prej marsit dërgoi shtatë kërkesa në zyrën e Etilda Gjonajt, që u konfirmuan. Të izoluarit janë të dënuar për krime në kuadër të grupeve kriminale si trafik doge, shantazh, vrasje, shfrytëzim prostitucioni, etj.

Regjimi “41-bis” është qëndrimi prej një periudhë deri në një vit në një dhomë të monitoruar me kamera 24 orë, pa takime pa kontakt me botën jashtë, pa të drejtë të televizorit në dhomë. Burgu i Peqinit dhe 313-ta në Tiranë do të jenë ambientet ku do të izolohen anëtarët dhe krerët e organizatave kriminale të cilët edhe nga burgjet drejtojnë trafikun e drogës, prostitucionit, apo përfshihen në krime të rënda.

Tags: , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back