Globi

Iu gjetën 39 viktima në kamion, kush është 25-vjeçari i arrestuar

Shkruar nga Liberale

Policia në Eseks ka arrestuar një 25-vjeçar i cili dyshohet të jetë shoferi i kamionit ku u gjetën 39 persona të vdekur ditën e sotme.

Ngjarja e rëndë tronditi sot rajonin jug-lindor të Anglisë, ku në rimorkion e një kamioni u gjendën 39 trupa të pajetë emigrantësh.

Për këtë ngjarje policia ka arrestuar me akuzën e vrasjes, Mo Robinson, 25 vjeç, nga Irlanda e Veriut, i cili dyshohet se ka futur kamionin në Mbretërinë e Bashkuar nëpërmjet portit të Holihedit, në veri të Uellsit.

Automjeti është verifikuar se është nisur nga Bullgaria dhe të 39 viktimat, një prej të cilëve është i mitur, dyshohet se kanë qenë emigrantë që përpiqeshin të futeshin ilegalisht në Mbretërinë e Bashkuar.

Rimorkio e kamionit është me sistem frigoriferik kështu që një nga pistat ku po heton policia është se personat mund të kenë vdekur nga i ftohti dhe asfiksia.

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH