Aktualitet

Italia u përfshi nga një stuhi e pazakontë që shkaktojë humbje jete dhe përmbytje

Shkruar nga Liberale

Italia gjatë natës është pushtuar nga një stuhi e pazakontë, e cila është shoqëruar me shkarkime të vazhdueshme rrufesh, një fenomen ky, i cili u shoqërua në disa zona edhe me stuhi breshëri të fuqishme. Ajo goditi rajonin e Milanos dhe një pjesë të mirë të Brianzës dhe zonën veriore të Lombardisë rreth orës 4 të mëngjesit

Reshjet e shiut në qytet kanë qenë të shkurtra, por shumë intensive dhe parashikimet thonë se pritet të ketë sërish reshje të tjera.

Stuhia “shkaktoi dëme serioze edhe në rrjetin tonë elektrik”, raporton ATM, kompania milaneze e transportit, e cila sqaron se “disa pjesë të qytetit janë pa energji elektrike, ndërsa pemët e rëna dhe mbeturinat në rrugë kanë bllokuar qarkullimin normal të mjeteve të transportit.

Për shkak të stuhive që italianët e kanë përshkruar në rrjete sociale si ‘apokalips’, ATM-të, autobusët dhe tramvaji janë përkohësisht jashtë funksioni. Përpos se në Monza, linjat hekurudhore janë kufizuar edhe në zona të tjera.

Mediat raportojnë se në provincën e Monzas një 58-vjeçare ka humbur jetën.

Gruaja ishte strehuar duke pritur që të mbaronte stuhia, por kur lëvizi u godit nga një pemë e madhe, që i ra papritur. Ka pasur një thirrje të menjëhershme për ndihmë nga disa kalimtarë, por pa sukses.

Agjencia italiane e lajmeve, ANSA, raporton se një breshër jashtëzakonisht i madh ka dëmtuar aeroplanin që po fluturonte nga Milano në New York. Kjo sitiatë “apokaliptike” e ka detyruar atë të bëjë ulje emergjente.

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH