E ftuar në “Glamour Zonë”, në RTV Ora, Trejsi Sejdini tregoi si e përjetoi kur e mori vesh lajmin se i dashuri i saj Leonard Duka ishte në kërkim nga policia.
Ajo shprehet se nuk e ka përjetuar aspak keq dhe nuk ishte mërzitur fare.
Ester Byklyku: Ishe në një lidhje prej vitesh, si e përballove kur e more vesh lajmin?
Trejsi Sejdini: Jam zgjuar në mëngjes, kam qenë me shoqen time dhe më ka drejtuar telefonin duke më treguar lajmet e ditës.
Pasi lexova deri në fund se çfarë kishte ndodhur dhe qesha. Në momentin që asgjë nuk është e vërtetë, nuk ka pse stresohem. Nuk e vrava shumë mendjen. Kur po ikja në parukeri, të gjithë ishin duke më parë mua dhe prisnin një shpjegim nga ana ime dhe po i shikoja çuditshëm. Të gjith po më pyesinin si je, a je mërzitur dhe unë i thoja jo, jam shumë mirë, nuk kam asnjë lloj problem. Nuk e kam përjetuar fare.