Ish-kreu i Këshillit të qarkut të Elbasani, Kozma Hakani ka ndërruar jetë në moshën 73-vjeçare.
Hakani ishte infektuar me koronavirus dhe kishte rreth 14 ditë i shtruar në spitalin COVID 2, por fatkeqësisht nuk e ka fituar betejën me virusin.
Ai ka qenë edhe drejtor i Arsimit në qarkun e Elbasanit dhe për 40 vite punoi në sistemin e Arsimit në shkolla të ndryshme të qytetit.
Me ndarjen nga jeta të Kozma Hakanit numri i viktimave në Elbasan ka shkuar në 69, nga 810 që janë në total në të gjithë vendin që nga fillimi i pandemisë.