Globi

Historia tronditëse e burrit që mbijetoi 183 orë nën rrënoja duke pirë urinën e tij: U mbulova me qilim

Shkruar nga Liberale
Historia tronditëse e burrit që mbijetoi 183 orë nën

Të tmerrshme janë dëshmitë që vijnë nga të mbijetuarit e tërmeteve të fuqishme në Turqi, të cilët ende po marrin trajtime në spitale. Huseyin Berber, 62 vjeç, i cili u shpëtua nga rrënojat pas 183 orësh në distriktin qendror Antakya të Hatay tha për mediat se e shpëtoi veten me urinën e tij.

"Isha i bllokuar nën rrënoja. Rreth meje ishte shumë errësirë. Në atë moment unë vazhdova të bërtas, por nuk kishte njeri. Ndërtesa ishte 15 kate. Unë jetoja në katin përdhes të ndërtesës. Kur ra tërmet, u ngrita menjëherë. Fëmijët e mi dolën nga shtëpia, por unë nuk munda të dilja. Në atë moment u rrëzova përtokë. Ne shtëpi ishim 5 veta. Sigurisht i thirra edhe ata. E kuptova që shpëtuan kur nuk dëgjova zë nga ata. U lehtësova pak kur dëgjova qe po kryhej puna lart, por fyt m'u ënjt nga të bërtiturat. Në një dridhje të dytë, tavani u shemb, por nuk më preku. Unë menjëherë u përkula. Muri ra mbi frigorifer. Unë mbeta aty. Kishte një qilim dhe një ishte kolltuk pranë. U ngjita mbi të dhe u mbulova me qilim", shpjegoi ai.

Duke vënë në dukje se ai ishte diabetik, Berberi tha: "Kisha një shishe me ujë dhe ilaçet në vendin ku flija. Rastësisht më ranë të gjitha pranë. Unë i piva. Sigurisht që uji më mbaroi. Më pas urinova në shishe, prita sa u ftoh dhe e piva. Me të shpëtova veten. U ula aty ku isha derisa erdhën ekipet. Shpëtimtarët goditën me grusht tavanin dhe shpuan vendin ku isha. Menjëherë bërtita përsëri sigurisht zëri im ishte i ngjirur në atë moment. Ekipi i shpëtimit më kapi duke më zgjatur dorën dhe më nxorën nga një vrimë e vogël.

Anesteziologu Çaglar Aksoy Çolak, i cili punon në spitalin e qytetit të Mersinit dhe ka ndërhyrë tek Hüseyin Berber, deklaroi se gjendja e Berberit ishte e qëndrueshme./Liberale.al

Liberale Newsroom

A është opozita më e besueshme sesa qeveria në betejën më të fundit për prishjen e ndërtimeve pa leje dhe lirimin e hapësirave publike?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH