Aktualitet

Grida Duma e përlotur dhe e irrituar për situatën në PD: Distancohem nga dhuna e Sali Berishës

Shkruar nga Liberale
Grida Duma e përlotur dhe e irrituar për situatën në PD:

E indinjuar Grida Duma në një lidhje live në ‘Facebook’ Duma dënoi dhunën e përdorur sot, ndërsa shenjat e gazit lotsjellës ishin të dukshme në sytë e saj. Ajo tha se dje bënin protesta kundër Ramës, ndërsa sot hedhin gaz lotsjellës ndaj njëri-tjetrit.

“Kjo është Partia Demokratike sot. Moment i rëndë, jo vetëm për gazin, dhunën, për zonat që ishin brena me besimin se nuk ka një demokrat që dhunon një demokrat. Dhe nuk ka dhe nuk mund të ketë. Padyshim erdhëm këtu me besimin se asnjë njeri në emër të integritet të vetë s’mund t’ui lërë kauzat përgjysmë. Unë nuk besoj te dhuna, te saldimi i portave, te heqja e vidave, te asnjë nga këto. Besoj se duhet të ketë ndërgjegje të madhe me këtë lidership, i vjetër. Doja ti merrja në telefon dhe t’i thoja; ejani futuni këtu normal. Ata që janë zgjedhur nga populli, grupi i deputetëve të grupit parlamentar të PD, duhet të gjenin mënyrën dhe të flisnin qetësisht. S’mendohej që dhuna dhe sharjet smund të ndodhin mes demokratëve. Kam ardhur qartësisht e bindur se dhuna nuk duhej dhe s’mund të ndodh. Kjo nuk mund të imagjinohet që Shqipëria të kthehet në këtë situatë. Kemi bërë protesta kundër Edi Ramës, sot bëjmë protesta me gaz lotsjellës kundër njëri-tjetrit. Kjo është e papranueshme. Kërkohet zgjidhje, jo për ne. Nuk është çështje godine, çështje muresh edhe saldimesh, por në kauza reale. I takon lidershipit.”, tha Duma.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH