Aktualitet

Gjata: Fundi i vjeshtës, sfida më e madhe që ka kaluar shoqëria jonë

Shkruar nga Liberale
Gjata: Fundi i vjeshtës, sfida më e madhe që ka kaluar

Mjeku Arben Gjatë thotë se Shqipërinë e presin ditë të vështira sa i përket koronavirusit, duke shtuar se kjo periudhë do të jetë sfida më e madhe për shëndetësinë dhe për shoqërinë.

Doktor Gjata shpjegon se me uljen e temperaturave rriten virozat, të cilat shpejtojnë edhe më shumë përhapjen e virusit.

“Jemi në një situatë jo të mirë, me rritje të numrave. Ishte një gjë e pritshme. Unë e kam thënë që kemi përballë tre muajt më të vështirë të kësaj pandemie. Besoj fundi i vjeshtës së tretë dhe dimri do të jenë sfida më e madhe që ka kaluar ndonjëherë shëndetësia shqiptare dhe që do të kalojë shoqëria shqiptare. Ditët më të vështira i kemi ende përpara. Është një situatë që kërkon solidaritet të madh. Me ftohjen e kohës dihet që virozat rriten, edhe Covid duke qenë virozë do të rrisë shpejtësinë e përhapjes. Kemi edhe virozat e tjera, që mund të mbivendosen me virusin, duke sjellë një situatë shumë të rëndë”, tha mjeku në një intervistë për News24.

Sipas Gjatës, vendi është i përgatitur për një strategji deri në qershor të vitit të ardhshëm.

Gjata rekomandoi që të gjithë personat në këtë periudhë të vështirë ku ndodhet vendi është mirë që të përdorin vitaminat C,D pasi rritin imunitetin.

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH