Aktualitet

Gazetari i CNN: Anthony Albanese është arbëresh si unë

Shkruar nga Liberale
Gazetari i CNN: Anthony Albanese është arbëresh si unë
Gazetari i CNN, Andrew Kaczynski thotë se kryeministri i Australisë, Anthony Albanese është arbëreshë si ai. “Ai është një shqiptar i Italisë. Mbiemri i tij është Albanese. Ai është arbëresh si unë”, ka shkruar Kaczynski në Twitter. Albanese është rritur në banesa sociale nga një nënë beqare me pension invaliditeti. Ai besonte se babai i tij kishte vdekur para se ai të lindte, por kur ishte adoleshent mësoi nëna e tij në fakt kishte mbetur shtatzënë me një burrë të martuar, gjatë një udhëtimi në Europë. Tre dekada më vonë, ai udhëtoi drejt Italisë, ku gjeti babain, Carlo Albanese dhe vëllezërit e tij. Albanese u nda nga gruaja e tij në vitin 2019, pas 19 vitesh martesë, ndërsa tashmë është nën shoqërinë e partneres së tij, Jodie Haydon. Ai ka qenë deputet për 25 vjet. Në vitin 2007, kur laburistët erdhën në pushtet Albanese u bë ministër për Infrastrukturën dhe Transportin. Lideri laburist, Anthony Albanese do të jetë kryeministri i ardhshëm i Australisë.  

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH