Globi

Franca shënon rritjen më të madhe të rasteve me koronavirus

Shkruar nga Liberale
Franca shënon rritjen më të madhe të rasteve me koronavirus

Franca ka regjistruar 7,379 raste të reja të premten, numri më i madh i të infektuarve brenda 24 orëve që nga muaji mars kur është përhapur koronavirusi në vend.

Presidenti Emmanuel Macron ka ngritur shqetësimet për kthimin e mundshëm të karantinës si pasojë e rritjes së rasteve të reja.

Numri total i të infektuarve ka shkuar në 267,077.

Franca është duke u përballur me rritje të numrit të të infektuarve me koronavirus.

Përkundër shifrave të larta, numri i viktimave dhe i të hospitalizuarve është deri në një masë stabil, deklarojnë autoritetet.

Të premten janë regjistruar 20 viktima të reja, duke e çuar numrin total të vdekjeve në 30,596.

Presidenti Macron tha se rikthimi i karantinës mund të merret parasysh nëse rritja e numrit të rasteve të reja vazhdon.

Franca kishte lehtësuar masat e izolimit në muajin maj, por disa vende si Parisi, kanë mbajtur disa masa më kufizuese. Që nga e premtja, maskat janë obligative nëpër rrugët e Parisit, shkruan Rel.

Edhe Spanja dhe Gjermania kanë shënuar rritje të numrit të rasteve të reja, derisa Organizata Botërore e Shëndetësisë ka paralajmëruar për ringjallje të pandemisë në Evropë.

Liberale Newsroom

A është opozita më e besueshme sesa qeveria në betejën më të fundit për prishjen e ndërtimeve pa leje dhe lirimin e hapësirave publike?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH