Ka shumë që e ndiejnë veten të persekutuar nga pyetja “Kur do martohesh?”.
Nuk i ka shpëtuar dot këtij persekutimi edhe kantautori Redon Makashi.
Thuajse në gjitha intervistat, ai jo vetëm është përballur me këtë pyetje, por i kanë dhe kërkuar llogari se cila është partnerja e tij dhe nëse do bëhet baba ose jo.
I ftuar në “E Diell” në rubrikën “Qysh e don shoqnia”, Redon Makashi në praninë e miqve të tij Dashnor Dikos, Elinara Shehut, Bled Sejkos dhe Ardita Mullait vendosi të djegë me pahir shaminë e beqarit.
Edhe pse e bëri shoëwn, i lumturoi miqtë dhe të gjithë e panë ritualin e djegies së shamisë aq shumë të dëshiruar prej të gjithëve.
Në fund simbolika që Redoni donte të transmetonte ishte: “Jeta ime është private dhe mos më pyesni më se kur do martohem!” Pra Redoni, nuk ka rëndësi është beqar, i martuar apo ... ai thjesht nuk dëshiron ta dëgjojë më pyetjet: A je i martuar? Kur do të martohesh? Pse nuk martohesh? Çfarë pret?