Nëse je krah një emri si Lionel Messi, me siguri pavarësisht dëshirës do të jesh në qendër të vëmendjes, ashtu siç është rasti i Antonela Roccuzzo.
Thuajse çdo aspekt i jetës së Lionel Messi-t është i disponueshëm në domenet publike. Ai ka pasur një karrierë që zgjat më shumë se 20 vjet. Messi është një nga futbollistët më të suksesshëm të të gjitha kohërave. E tillë është edhe madhështia e lojës së Messit, në futboll. Thyerja e shumë rekordeve prej tij, ka bërë që miliona tifozë në mbarë globin ta adhurojnë.
Nga ana tjetër, gruaja e tij, Antonella Roccuzzo, thuhet se është mjaft e turpshme. Ajo bën një stil jetese shumë private, veç disa daljeve të saj të herëpashershme në publik, të cilat janë ose për të bërë tifozllëk për burrin e saj nga tribunat e Camp Nou, Parc de Princes, ose ndonjë stadium tjetër ku ai luan, ose kur bëhet pjesë e audiencës në sfilatat e modës në mbarë globin. Përveç kësaj, nuk ka shumë informacion kur bëhet fjalë për Roccuzzo.
Antonella Roccuzzo është dashuria rreth 20-vjeçare e legjendës së futbollit Lionel Messi. Ajo quhet me dashuri "zonja e parë e futbollit". Roccuzzo është një modele dhe sipërmarrëse argjentinase 34-vjeçare, e cila njihet më së shumti si gruaja e Lionel Messit. Së bashku, Messi dhe Roccuzzo kanë tre fëmijë, Thiago, Mateo dhe Ciro. Roccuzzo është gjithashtu e njohur për postimet e saj në rrjetet sociale. Ajo ka 22 milionë ndjekës në Instagram dhe gjithashtu bashkëpronare e një butiku këpucësh në Spanjë, në një sipërmarrje të përbashkët me gruan e Luis Suarez.
Gruaja e Lionel Messit aktualisht është 34 vjeçe. Ashtu si i shoqi, edhe ajo ka lindur në qytetin Rosario të Argjentinës. Babai i saj ishte një biznesmen dhe nëna e saj është shtëpiake. Antonella kaloi pjesën më të madhe të jetës së saj në Rosario, Argjentinë.
Edhe pse provat bindëse në formën e të dhënave të historisë familjare janë jashtë mundësive të publikut të gjerë, disa raporte pretendojnë se Antonella Roccuzzo është me origjinë italiane. Edhe pse nuk mund të flasin bindshëm mbi një pretendim të ngjashëm, mediat italiane raportojnë se Roccuzzo është një mbiemër evropian, dhe në veçanti vjen nga Evropa Jugore. Për Lionel Messi-n, si arbëresh nga Italia, askush nuk mburret në vendin fqinj para se të jetë me origjinë shqiptare, ai është edhe “italian”. Sigurisht, më pak historianët! Nëse për disa nga mediat dhe gazetarët shqiptarë ka “prova” se ai është me “origjinë arbëreshe”, që do të thotë se Messi para se të jetë argjentinas ka qenë edhe italian, çuditërisht për të provuar këtë të fundit heshtin italianët.
Gjithsesi, edhe pse Leo dhe Antonella ishin të njohur që në fëmijëri, historia e tyre e dashurisë nisi më vonë. Antonella është kushëriri i ish-futbollistit argjentinas Lucas Scaglia, i cili ishte gjithashtu një mik i ngushtë i Messit. Ata u njohën për herë të parë përmes Lucas. Antonella shkoi në Universitetin e Rosarios, për të ndjekur shkollën e lartë me dëshirën që të bëhet dietologe.
Messi ka pohuar se ishte dashuri me shikim të parë për të, megjithatë, ai nuk mundi të qëndronte pranë saj për shkak të angazhimit të tij ndaj futbollit, gjë që e çoi në Spanjë për të luajtur për Barcelonën. Kjo do të thoshte që Messi dhe Roccuzzo mbetën të ndarë për shumë vite, megjithatë, jo plotësisht të shkëputur nga njëri-tjetri, pasi e ruajtën miqësinë e tyre përmes telefonatave, apo letrave si dhe kohën që Messi e kishte përdorur për të vizituar qytetin e tij të lindjes, Rosario.
Sipas raporteve të shumta, u desh një incident tragjik në jetën e Antonella që çifti të bashkohej. Rreth kohës kur Messi po shfaqej në skenën e botës së futbollit, ai mori një lajm shumë të keq. Mësoi se shoqja më e mirë e tij, Antonela, kishte ndërruar jetë tragjikisht në një aksident. Por ky incident vlerësohet se ndikoi në fillimin e marrëdhënies së Messit me Roccuzzo-n, pasi e afroi çiftin me njëri-tjetrin për të mos u ndarë më.
Ngjarja vlerësohet të jetë rreth vitit 2008 ose 2009, në varësi të burimit të informacionit. Sipas raportimeve, diku nga fundi i vitit 2009 ose fillimi i vitit 2010, Antonella nuk mund të ishte më larg Messit dhe vendosi të çrrënjoste jetën e saj në Rosario, duke lënë gjithçka dhe duke u transferuar në Spanjë për të qenë përgjithmonë me Messin. Ajo gjithashtu thuhet se për dashurinë e saj të jetës, e la të papërfunduar shkollën e lartë.
Pas lidhjes erdhi në jetë fëmija i tyre të parë, Thiago Messi, në vitin 2012. Erdhi edhe fëmija i dytë, Mateo Messi, në 2015. Vetëm tre vjet më vonë, çifti u bekua me një fëmijë tjetër, Ciro Messi. Pas rreth dhjetë vitesh lidhje, Lionel Messi dhe Antonella Roccuzzo, dhe pas lindjes së dy fëmijëve të tyre të parë, Thiago dhe Mateo, ata vendosën të lidhë kurorë në vitin 2017.
Ceremonia e dasmës mes Messit dhe Antonelës ishte jashtëzakonisht private, megjithatë, del në pah se ata duhet ta duan shumë njëri-tjetrin, sepse nuk kanë preferuar të ndajnë puthje mes tyre nga ato të zakonshme në publik, gjatë dhe pas martese, përpara fotografëve, miqve të tyre, familjes dhe publikut të gjerë, sepse ata që duhen vërtet shumë nuk e kanë edhe aq të nevojshme t’iu tregojnë atë të tjerëve.
/Përgatiti: Liberale.al/