Skerdi Ago është një ndër këngëtarët më të suksesshëm të estradës muzikore ku këngët e tij arrijnë gjithmonë hit.
Hiti i tij i fundit është edhe kënga që ai ka dedikuar shpirtit të tij binjak, gruas së tij.
Sapo dëgjoi këngën Vesa është emocionuar nga dedikimi që artisti i kishte bërë.
Ndërsa postoi një foto në InstaStory, mes lotësh bashkëshortja e këngëtarit ka treguar se teksti i këngës ka fjalë shumë të ndjera dhe i rikthyer asaj emocione të forta.
“Ky është reagimi im kur dëgjova këngën që @skerdiago e paska shkruar për mua. Ajo do jetë pjesë e albumit të parë i cili shpalos shumë të pathëna nga jeta e tij me shumë sakrifica dhe mund për muzikën.“- ka shkruar Vesa.
Ndërsa vazhdoi: “Teksti i kësaj kënge dedikuar mua është shumë i ndjerë dhe më riktheu emocione të forta të cilat i kisha lënë prapa… Vazhdo e ngjitu në majë aty ku e ke vendin.”