1

Foto/Besi ka ditëlindjen, Xhensila i emocionon të gjithë me surprizën

               Publikuar në : 11:17 - 20/11/20 liberale

Bes Kallaku feston sot ditëlindjen dhe Xhensila është kujdesur t’ja bëjë ditën më të bukur. Këngëtarja e ka surprizuar bashkëshortin me disa urime të veçanta në InstaStory, që me siguri e kanë emocionuar shumë Besin.

“Momentet më të lumtura në jetë i kam kaluar me ty dhe prej teje! Sot ti feston 35-vjetorin, por shpirti yt vazhdon të jetë 3.5 vjeç. Ti që nuk lodhesh kurrë, ti që gjithmonë bën më shumë dhe për veten mendon në fund. Sytë më me dritë që kam parë. Kraharori i paqes, aty ku mbështetem pa frikë. Do të më mungoje edhe nëse nuk do të takoja kurrë”, shkruan Xhensila duke publikuar disa momente me Besin përgjatë viteve.

Në fund, këngëtarja e ka ëmbëlsuar edhe më shumë urimin e saj duke publikuar momente të Besit me Ajkën.

<
>
-640-0-5fb791d3a1fb1 -640-0-5fb791d3c1053 -640-0-5fb791d3e1749 -640-0-5fb791d35c9d0 -640-0-5fb791d37f659 -640-0-5fb791d43cb23 -640-0-5fb791d46a6f8 -640-0-5fb791d416e50 -640-0-5fb791d4887c0 -640-0-5fb791d33902d

Tags: , ,


KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back