Showbiz

FOTO/ Bëri bujë kur tha se nuk jetohet me vjehrrën në një shtëpi, moderatoja shfaqet e zhveshur në Greqi: Vera zgjat deri në nëntor!

Shkruar nga Liberale

Tha se nuk donte të jetonte në një shtëpi me vjehrën dhe vjehrrin, sepse donte të kishte më tepër liri veprimi. Si për shembull të lëvizte e zhveshur brenda banesës. Deklarata e cila u tha disi me sportivitet nga gazetarja dhe moderatorja Aulona Musta bëri bujë në mediat online.

Aulona Musta ka treguar së fundmi se ndodhet me pushime në Greqi, ku edhe po vazhdon të shijojë pushimet ndonëse vera ka ikur.

“Zërat thonë që këtë vit vera zgjat deri në nëntor. Unë them mirë, ju si thoni?”, pyet ajo krahas fotove, ndërkohë që zona të caktuara në Greqi këto ditë janë duke u përballur me reshje dhe përmbytje.

Liberale Newsroom

A ishin zgjedhjet e 11 majit 2025 një farsë elektorale, siç pretendon opozita?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH